Dervendi
close
Vizitorė

Rekllama e juaj

Në qoftë se dëshironi të rekllamoni shërbimet tuaja?
Apo dëshironi të informoni për faqen tuaj private ?
Atëher këtu jeni në vendin e saktë!

Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

Top Panel
Kliko
Top Panel
Image
Image

Emri:

Mesazhi:


Kush ėshtė nė lidhje

Momentalisht janė 2 vizitorė nė lidhje

Nė Chat janė!

0 utilisateur [Dervendi]

    Hello, you either have JavaScript turned off or an old version of Macromedia's Flash Player. Get the latest flash player.

    Majrsevajni nė faqen e Dėrvendit!
    Shkruar nga Web Master   

    Image title="dervendi" width="500" height="166" /> 

     

    DËRVENDI

    Rajoni i Dërvendit paraqet një tërësi gjeografike gjuhësore,etnografike etj.Ky rajon ndahet në Dërvendin e Poshtëm që i takon rethit të Shkupit dhe në Dërvendin e Epërm që i takon rethit të Tetovës.

    Gryka e Dërvendit shtrihet prej urës se f.Sarai j deri te ura e f.Zhelinë,në mes Shkupit dhe Tetovës .

    Lugina e Dërvendit shtrihet ne rrjedhjen e Lumit Vardar prejt f.Saraj deri te f.Orashte e poshtme. Rruga qe lidh Shkupin me Tetovën kalon nëpër Gryken e Dërvendit ,ndërsa hekurudha qe lidhe Shkupin me Kërçovën kalon në për Luginën e Dërvendit,nga ana veriore e rrugës shtrihet mali Zheden e ne anën tjetër mali Suhor Dërvendi ndahet ,ne Dërvendin e epërm dhe Dërvendin e poshtëm. Kufiri ne mes F.Llaskarce dhe f. Logre është pike qe ka largësi te barabarte sa prej Shkupit aq edhe prej Tetovës. Dërvendi i poshtëm ka qene ne administrimin lokal te Tetoves,kete ndarje e kan be edhe pashallaret Shqiptar si Hamzi pasha i Shkupit dhe Abdurrahman pasha i Tetoves në shek.XIX.

    Ne Dervendin e poshtëm gravitojnë fshatrat: Saraj, Glumove ,Matke ,Arnaqi e Poshtme dhe e Epërme Semenishte, Çajlona ,Bukoviçi ,Raoviçi ,Paniçare, Llaskarc ,Bojane ,Kopanica ,Raçe ,Lubin, Kondov Sillare e Poshtme dhe e Epër, Radushë ,Vorce dhe Orashte e Poshtme.Dërvendi i Shkupit shtrihet në grykën e ultësirës së Shkupit ,në pjesën jugperendimore të tij.Në pjesën lindore ka Gjorqe Petrovin(Tasjanin e quajtër më parë)në veri ka Malin Zheden me lartësi prej 1360 m.Në jug kufizohet me Malin e Thatë (Sogoren)me lartësi mbidetare prej 1360 m.Në perendim përsëri kufizohet me malin Zheden dhe në pjesë të malit të Vorcës.Sipas përkthyesit zyrtar ,Fadil Reshat të Stambollit thuhet se kjo rrethinë ka sipërfaqe prej 217 km katrorë(1896).Dërvendi Poshtëm sipas regjistrimit të vitit 1994 numëron 32.200banorë ,nga te cilët mbi 95% Janë shqiptarë .

    Kurse në Dërvendin e Epërm gravitojnë fshatrat: Logre, Novosello ,Merovo ,Kapizhdollë, Grupçinë Çiflikë, Llërcë ,Dëbërcë, Cerovë dhe Zhelinë.

    Pra Dervendi ka 31 fshatra ,21 Dërvendi Poshtëm dhe 10 Dërvendi Epërm.

    Sipas kushteve gjeo-fizike dhe gjeo-strategjike janë pjese e pandare organike e Dërvendit si tërsi në Përbërje me të gjere hynë dhe fshatrat:(ne Dërvendin e Eperm) Stërmnajce ,Leshkë e Poshtme. Leshka e Eperme dhe Sallareva (në Dërvendin e Poshtëm) Shishovë, Gërcec ,Nerez i Poshtëm ,Krushapek te cilët përfshihen ne Krahine e Karshiakës,kurse nga ana tjetër janë Graçan ,Kuçkove dhe Nigishtan.

    Sot Dërvendi administrohet nga dy komuna: Komuna e Sarajit dhe ajo e Zhelines .

    Popullsia është ne këtë përbërje:-97.4%shqiptar kurse 2.6% maqedon,boshnjak,turq dhe te tjerë. Kurse ne përbërje te gjere popullsia ka këtë përqindje:-93.6%shqiptar,5.3%maqedon dhe 1.1% te tjerë. Saraji,Lubini dhe Matka janë fshatra me popullsi te përzier.

    SHPJEGIMI I FJALËS DËRVEND

    Emri dërvend mendojmë se vjen nga kompozita derë +vend i ngushtë në formë dere (ngushticë),vend  në formë ngushtice,vend në formë dere-“Dërvend”  që epiqendrën e ka diku në mes Rogles së Grupiçinit(te lugina Bogaz),atje ku fillon Dërvendi i Tetovës.Kjo përligjet edhe me rregullat e fonetikës historike të shqipes .Siç dihet ,ë-ja e e mrit derë duke qenë në pozitë të patheksuar ka rënë dhe  edhe sot sot shqiptohet pa të ,por me zanoren e të gjatë të temës –der:r ,si edhe përgjithësisht në të gjitha të folmet gege.Marrë në tërësi  ,në te folmet gege si edhe në të folmet e Dërvendit grupi i bashkëtingëlloreve  mb në të gjitha pozitat në fjalë (në pozitë nistore ,mesore e fundore)përngjashmohet në  m: mbaj>maj ,mbush >mush etj.

    Andaj kemi kompozitën emër +emër me ndryshime shumë të vogla e të shpjegueshme fonetike: derë + vend > derëvend > derven.

     

    E FOLMJA E DËRVENDIT

           E folmja e Dërvendit eshte e folme gege ,e grupit të të folmeve të gegërishtes qendrore .Kjo e folme që nga antika ,mesjeta e deri më sot arriti t’i ruajë mjaft elemente arkaike ,por ka krijuar edhe disa inovacione ghuhësore në kuadër të gegërishtes qendrore ,që dallohen nga të gjitha të folmet shqipe si dhe nga gjuhët e tjera të Ballkanit.Kjo për nga karakteristikat  e saja ka afri gjuhësore me të folmet e Karshiakës ,Tetovës ,Dibrës ,me të folmet e tjera të gegërishtes qendrore .Kjo gjuhë gjatë evulimit të saj arriti të ndikojë edhe te gjuhët në kontakt;mbi maqedonishten dhe anasjelltas .Kjo vërehet edhe në mikrotoponiminë e këtij regjioni .Andej Selisçevi thotë “ndikimi i shqipes ,qoftë në leksik ose në morfologji,vërehen edhe në të folmet sllave të Shkupit”

                 Disa nga veçoritë fonetike e fonologjike të të folme së Dërvendit janë :

    1.       Si pjesë më e madhe e të folmeve gege ,ashtu edhe kjo e folme ka dy seri zanoresh :zanore të shkurtra dhe zanore të gjata,të cilat shpeshherë kanë vlerë kuptimdalluese te disa qifte fjalësh.Shpeshherë kundërvënja zanore e shkurtër ~ zanore e gjatë ka karakter gramatikor ,zakonisht për të dalluar formën e njëjësit nga shumësi.

    2.       Përveç zanoreve gojore ,kjo e folme ka edhe zanore hundore që u kundërhihen fonemave gojore.Hundorësija te zanoret nuk është aq e madhe dhe ato kanë prirje te çhun-dorëzohen.

    3.       Zanorja y është zhbuzorëzuar në idhe kjo pastaj ështe diftonguar ,kur ka pasur kushte për shpërbërje.

    4.       Zanoret e theksuara  i  dhe  u  në kushte të caktuara fonetike janë diftonguar .

    5.       Zanorja  ë përdoret vetëm në pozitë të pa theksuar.Nuk e hasim në fillim dhe në fund të fjalës ,ndërsa në mes të fjalës shpeshherë humbet.

    6.       Fjalët shumë rrokëshe janë të prirura të shkurtohen.

    7.       Togjet e zanoreve përgjithëshisht janë monoftonguara.

    8.       Bashkëtingëllorët mesgjuhore  q  dhe  gj  kanë një shqiptim më të përparme me disa raste të afrikatizmit të plotë .

    9.       Si  në mbarë gegërishten qendrore ,edhe në këtë të folme bashkëtingllorja  g  si dhe grupet  gl, dj  e  pl janë palatalizuar në qj dhe kjo e fundit në q.

    10.   Bashkëtingllorja nj alternohet në  j ose  n .

    11.   Grupet e bashkëtingëlloreve  mb , nd  e ng cungohen.

    12.   Zanoret  i  dhe   u kur gjenden në pozitë  të patheksuar dhe afër ndonjë zanoreje më të zëshme ,ato  konsonantizohen etj.   

              Për të folmen e Dërvendit prof.Remzi Nesimi ka shkruar një monografi ,e cila është në dorëshkrim.

     

    Histori nga Dërvendi huazuar nga libri NDSH-ja në Dërvend FORMIMI I NDSH-së NË DËRVEND

     

    FORMIMI I NDSH-së  NË DËRVEND

    Deri sa Organizata e NDSH-së,tashmê kishte marrë perpjetën në të gjtha trojet  etinike shqiptare e sidomos ne Kosovën e sotme ,ajo ndodheshte thell në shpirtin e dervenasit.

    Kështu që ne shtatror të vitit 1944 u tubuan shumë patriotë dërvenas në krye me Afet Mazllumin prej fshatit Çajlanë të Shkupit.Këto kishin qëllimin e caktuar,luftë kundër çdo te huaji.Në këtë grup udhëheqnin edhe Kapiten Memishi (“Memish Kapetani”siç e quanin)prej Fshatit Bukoviçdhe Melunet Alija dhe Qemal Skenderi prej fshatit Çajlane.Gjatë luftës antifashiste në popull hyri frika  se Dërvendi po bjen ne duart e te komunistave ,apo siç thonin ateherë “ ndër shkijet”apo “nê duart e të pa feve” Edhe pse në këtë kohë edhe Dërvendi i Poshtëm ishte i çliruar nga forcat e bashkuara shqiptare të Ballit Kombëtar në krye me Xhem Hasin ,pra Gostivarin,pr “vullnetarët” e Dërvendit t¨cilët i udhëheqte Kasam Goga ,me vëllezërit Kapedan Memishin Daim e Rafiz Kopanica ,Bajram Çilafi ,Selman Çilafi,Neshat Krosi (tre të fundit ishin prej fshatit Raçe),mandej Shaban Mustafa preh fshatit Sullare e Poshtme ,Nefail Ismaili Golgoni prej fshatit Semenishte etj,kishin vendosur rend ne Dërvendin e Poshtëm.Ata kishin larguzr regjimin bullgar dhe menjëher që ne fillim të shtatorit hapën edhe shkollat e para ne gjuhën shqipe në shumë fshatra  ku kishte kushte si :Raçja ,Bojanë ,Bukoviç etj.Komanda ushtarako civile dhe administrata e përkohshme gjendej ne fshatin Raçe,gjegjësisht ,në shkollë .Ky shtab ,apo komandë organizonte luftën kundër partizanëve ne fshatin Gllumovë .Komunistat-partizanë gjendeshin matane lumit Ilirida(tash e quajtur Treska).Vullnetarët e Xhem Gostivarit të Dërvendit ,patën çliruar dhe Tasjanin (e quajtur tash Gjorçe Petrov),Sllogoçanin ,po edhe me 12 nëntor të vitit 1944 e çlirojnë edhe Shkupin prej fashistëve bullgar e gjermanë ,që kjo ishte edhe një fitore e madhe shqiptare.Mirëpo në këtë kohë ,në tetor të vitit 1944 rreziku sllavo-komunist u bë shumë më i shprehur dhe kishte përvetësuar formën e agresionin ushtarak ,ku në terrritorin e Kosovës ishin dislokuar fuqi të mëdha të “nacionalçlirimtares”që poashtu kjo verehej edhe në Maqedoninsi përshembull ne Karshiakë të Shkupit.Në këtyë kohë ,në mënyrë të organizuar formohet organizata ushtarako –politike NDSH-ja.Kjo njëherit kishte për detyrë për të depërtuar në Brigadën e VII shqiptare të Maqedonisë dhe të nxit rebelimin e saj për tiu bashkuar Luftës së Drenicës ,të udhëhequr prej Shaban Poluzhës .Pra ne Shkup,riorganizohet NDSH-ja pas disa takimeve në grupe prej dy tre vetësh,të :Hasan Billalit ,Hafëz Hetem Tahirit ,Mulla Idrizit Mahmut Dumanit Junuz Ballës Ibrahim Hakiut ,Halim Oranës Demir Shabanit ,Hafez Beqirit Qemal Skenderit .Inaugurimii organizatës do të bëhet sipas sistemit të treshit ,ku zakonisht i pari punonte me të dytin dhe i dyti me të tretin .Treshi i parë ka qenë Hasan Hamit Billali ,Azem Marana dhe Qemal Skenderi ,të cilët  e dhanë betimin më 28 janar të vitit 1945,që sipas DR,Daut Bislimit ceremonia u bë para FLAMURIT KOMBËTAR ,KUR’ANIT PUSHKËS DHE THIKËS.Betimi u krye në këmbë dhe tekstin e betimit e lexoj Hasan Hamit Billali,kurse di të tjerët pas toj i thanë fjalët:”BETOHEM NË KUR’AN,NË FLAMURIN KOMBËTAR DHE NÊ ARMË,SE DO TË PUNOJ ,ME BESNIKËRIE VETËSAKRIFICË ME ÇMIMI TË JETËS ,PËR KOMBIN SHQIPTAR DHE PËR ÇLIRIMIN E BASHKIMIN E TOKAVE SHQIPTARE NË SHQIPËRIN ETNIKE”Është me rëndësi që të përmendim,se sistemi i  treshit që ka ekzistuar në punen me efikase të NDSH-së ,për gjurmimet që i kanë bêrë kanë qenë një problem i veçante i kësaj organizate  Sepse nuk mundet që një aktivist i NDSH-së  që Dërvendit të dije më shumë të thotë për të tjerët ,përveç se me atë që ka punuar ai vetë .Sidoqoftë ,unë kam arritur të shënoj shumicën e veprimtarëve ne Dervend.Me riorganizimin e NDSH-së riorganizohet edhe partia Nacional Demokratike e turqve “juxhel”,që nje numër i anëtarëve të NDSH-së në Dervend ishin edhe anëtar të Juxhelit”.Qëllimi i këtyre organizatave t¨të dy popujve ,ishte lufta kundër komunizmit dhe shtetit të ri komunist .Është intresant fakti se të dy organisatat shqiptare dhe turke ,bashkëpunonin me organizatën maqedonase VMRO-në ,e cila poashtu kishte për qëllim përmpbysjen e shtetit komunist të Titos .Me konsoludimin e Jugosllavise komuniste ,edhe në Dërvend u hapën shkollat në gjuhën shqipe (shkollat fillore 4 vjeçare),kjo bëri që të shpejtohen formimi i nënkomiteteve të NDSH-së .Këtë e nxiti edhe vet Inspektori Arsim nga Shkupi Mahmut Dumani i cili kishte ndikim tek msuesit në Dërvend .Qemal Skenderi ,për shkak se kishte detyrë nga NDSH-ja ,për hapjen e e nënkomiteteve të kësaj organizate një ditë të fundit te janarit,arriti na Raçe edhe atën natë bujti në shtëpin e mësuseit Xhemshit Krosi ,me të cilin kishte lidhje të mira nga më herët ...Atë natë kanë biseduar gjërë e gjatê në lidhje me formimin e nenkomiteteve në Dërvend por edhe ne Raçe ,Kjo natë nuk ishte e fundit ,pasi u la që të ketë edhe një takim tjetër .Takimi i dytë ,u bë pas një muaji,pikërisht në shkollë ne prezenc ën ,përsëri të Qemal Skenderit .Këtu u bashkohen edhe Rasim Daut Stafa dhe vëllai i tij Murati ,fshatarë por patriotë të mëdhenj,që kishin marë pjesë në rezistencen për çlirimin e  Dêrvendit kundër bullgarëve në periudhën shtator nentor 1944,në Raçe këtu u bashkuan edhe Shaban Ejup Rameti ,Rufat Rexhep Stafa ,Ismail Safa dhe Selam Bakiu.Këtu ,formalisht u bë edhe betimi ,pasi që Të gjithë më parë kishin qenë anëtarë të NDSH-së.Po atë natë u mor vendim  që këta të vazhdojnë me formimin e nenkomiteteve ,sipas sistemit te “TRESHIT” nëpër fshatrat e Dërvendit .Mirëpo ,organet e brendshme të Ministris se asaj kohe ,kishin frikë nga tre mësuseit e kësaj shkolle dhe ,vitin e ardhshëm shkollor ata u larhuan nga fshati Raça .Memet Dushkun dhe Jetish Vishin i dërguan si mësues në fshatrat e Rethinës se Tetovës ,ndërsa Xhemshit Krosi, i njohur,me emrin Molla Xhemshiti ,e dërguan mësues në fshatin Krushapek ,ku ndejti vetëm di muaj ,që pastaj ta transferojn në fshatin Sullare e Epërme ,ku punoj vetëm  disa muaj .Atë përsëri e tranqsferuan të punojë si mësues ne fshatin Llaskarcë ,me pretekstn se ka aftësi për tubimin e nxënësve në shkolle,por qëllimi ishte krejtësisht tjetër ,se kishin frigë nga nacionalizmi i tij .Por Molla Xhemshiti ,duke qenë mësues ne fshatin Kruashapek ,organizoi nënkomitetin në krye me . Mehmetin ,ndërsa ne fshatin Sullare e Epërme e formoi nënkomitetin e “TRESHIT” Molla Misimi me dy të tjerë ,prej të cilëve njëri duhet të kishte qenë Isaku .Ndërsa ne fshatin Llaskarcë ,formon nënkomitetin prej më shumë anëtarësh :Haqif Ademi,Naif Ademi,Dehar Ademi,Molla Kasami,Nazmi Rahmani ,Mersel Rahmani ,Daut Esati dhe Vebi Hajrullahu.Udhëheqes i nënkomitetit ka qenë Nazmi Rahmani.Mirëpo pasi molla Xhemshiti,kishte familje ndikim dhe autoritet ,ai formoj edhe nënkomitetin e NDSH-së në Kopanicë prej Hafet e Hajrullah Ramadanit,të cilët kishin vënë lidhje me ish komandantin e vullnetarëve të Dërvendit Jusuf Arifin,si dhe me Sulejman Demirin,pastaj Daim Hisen Arifin ,që ishte në mal me çetën e tij.Po në vitin 1945 formohet nënkomiteti edhe në fshatin Bukoviçqë udhëheqte Fari Beçë Ademi mësuse vendas që si aktivist i NDSH-së ishte lidhur me Memish Kapetanin nga i njejti fshat ,por që gjendej me çetën e tij në mal .Ndërsa në fshatin Arnaqi,nënkomitetin e formoi mësuesi i këtij fshati Bedri Mahmuto ,që poashtu kishte kontakt me çeteën e vullnetarëve që udhëheqte Faik Goga .Ndërsa në fshatin Çajlanë ,forcoi nenkomitetin Qemal Skënderi aktivist po nga ky fshat duke formuar treshin edhe në fshatrat Semenisht e Paniçar .Në fshatin Matkë nënkomitetin e udhëheqte Izaim Esadi dhe Faik Jahi Qahili dhe Hamdi Qahili ,e në fshatin Gllumovë udhëheqte Jusuf Rexhepi ,pastaj Hamit Ismani (i cili ra deshmor heroikisht  ne kodrën e Shishovës)Aziz Demiri ,Sali Jakupi,Milaim Ibishi,Shaip Jakupi,Tefik Jakupi Muharrem Demiri ...edhe anëtarë tjerë që nuk arritëm ti dim emrat e tyre.Në fshatin Gërcec sipas Hxhi Saqipit ,një nga anëtarët e NDSH-së ka qenë vet Saqipi dhe njëfarë Mehmeti të cilit nuk ja zbuluam mbiemrin Gjatë viti 1945 u formuan edhe nekomitetet ne Bojanë prej Naip dhe Ramiz Sulejmanit dhe Mustafë Rexhepit ,Imer Sadik Peçi (mësues nga Tetova)Adai Demiri,Rafiz Dalipi,Fasli Shaqiri Adem Rushiti dhe Hafës Hasani..E në fshatin Kondovë ka udhëheq Hafëz Halili ,mësues i këtij fshati me profesion të mëparshëm Hoxhë.Nêë fshtin Sullare e Poshteme udhëheqte Shaban Mustafa ,pjesëmarës dhe udhëheqës i luftës antifashiste dhe “vullnetar” për mbrojtjen e tokave etnike shqiptarenë këtë anë (DËRVEND),që njëherit ka  pasë kontakt me nënkomitetet e NDSH-së në Radushë dhe Dvorcë ,respektivisht me Mahmut Mahmutin na fshati Radushë dhe nje far Ahmet prej fshatit Dvorcë.N¨fshatin Nikishtan udhëheqte Musë Nikishtani ish kryetar për këtë anë me treshin Sali Tahirir Ngigishtani dhe Faik Musliun prej Graçani.Këtu kontaktonte mësuesi Hafës Halili prej fshatit Kondovë dhe Reshat Fazliun.Kjo lëvizje dhe aktivitet,në vitin 1944-45 me të njëjtin intenzitet vazhdoi edhe në fshatrat e Dërvendit të Epër ,ku sipas njohurive dhe të dhënave prej njerzëve që kanë qenë në rrjedha,kuptuam se në fshatin Strimnicë ,nënkomiteti u formua nga treshi:Berzat Murati ,Isen Iseni dhe Naim Halili.Kjo u zgjërua në fshatin Zhelinë ,ku mësuesi Jetish Vishi, kishte ndikuar te mësuesi vendas Shaban Ramadani,që anëtarë i këtij nënkomiteti ishte edhe Qemali,për çka rrëfen i biri i tij Refiku.Sipas rrëfimit të plakut Vejsel Arsllani prej fshatit Çiflik,kuptuam se në këtë fshat ka ekzistuar treshi ,por ai ka njohur vetëm Murat Muratin nga ky fshat.Fshatrat Llërc e Dëberc,perfaqësoheshin prej Musë Ahmetit nga Dëbërca .Ska dyshim se nënkomitet in NDSH-së ishin formuar edhe në fshatrat tjera të Dërvendit të Epër si:Kapizhdoli ,Logre ,Novosellë ,Merovë e Cerrovë me Grupçin ,por nuk arritëm ti njohim emrat e tyre përveç se në fshatin Logre që ishte Murat Murati i cili at¨¨ebote ka qenë ne moshën 18 vjeçare ,por dëshira e tij për ta parë vendin e tij të lirë ka qenë shum e madhe .Këto fjalë Murat Murati m’i tha edhe sot në Tetovë(ku gjendet me banim):”Dua t’i shoh shqiptaët e linrë në tokat e tyre etnike”Ky plak me 24.V1997,në një moshë të shtyrë ,nuk ndahej pa me treguar çdo gjë që dinte për NDSH-në.Në Dërvend ,Forcat ushtarake “vullnetarëve” bashkë me komandantët e tyre gjendeshin në male edhe pas vitit 1945,si Kapetan Memishi prej fshatit Bukoviç,Daim His(en)Arifi ,prej fshatit Kopanicë ,Bajram Bjarami prej fshatit Zhelinë ,Faik Goga prej fshatit Arnaqi,të lidhur ngusht meBallin Kombëtar dhe udhëheqësit e tyre ishin në malet e Kosovës ,si :Hysen Tërpeza ,Hysen Xhakli,Rexhep Okllapi,Din Hoxha dhe shumë të tjerë .Pra i gjithë Dërvendi ishte shpirtërisht i lishur me forcat ushtarako-politike të shqipëtarëve kudo që gjindeshin në tokat e tyre etnike.Kështu ,udhëheqësia ushtarake e Ballit Kombëtar ,iu bashkua organizatës ushtarako-politike të NDSH-së në Kongresin e mbajtur në “KOPILAÇE”.Këtë Kongres e thirri Shtabi Suprem i Kosovës me 15-16 gushtë të vitit 1945 ku ishin të pranishëm afer 20 veta ,ndër të cillit edhe :Hysen Tërpeza,Adem Gllavica,Ibrahim Hakiu-Kelmendi,Luan Gashi,Tefik Tanisheci Hasan Kabashi-Vitia,Din Hoxha-Kaçaniku Qazim Se-Llogaxhiu,Qazim Sopa-Zekbasha Hajriz Kajolli,Syl Hotla .Të tjerët ishin veprimatarë të NDSH-së,si si organizator ndër ta ,udhëheqës ishte Qemal Skenderi kurse për rendin e ditës ,për planin dhe materialin që do të përpunohej ,u ngarkua Luan Gashi ,Halim Orana dhe Azem Morana.Kongresi i Kopilaçes ,mori vendim që “Balli” ti bashkohet Organizatës Ushtarake dhe Politike të NDSH-së .Këtë vendim dhe qëndrim e pranuan edhe udhëheqësit ushtarak të Dërvendit dhe bënë lidhje me aktivistët e NDSH-së ,po edhe luftareve ,pasi kishin ndjekje të fortë me nga OZNA ,atëherë vendi mëi i përshtatshëm për qendër të fillimit të grusht shtetit ishte e arsyeshme të zgjidhet në Maqedoni,pasi edhe udhëheqësija tashmë gjendej në Shkup,në krye me Qemal Skenderin me prejardhje nga fshati i Çajlanë të Shkupit,i cili e njihte terrenin.Për këtë  u mor edhe vendimiqë vendi i quajtur “RAVNISHT” që gjendej në mes të fshatit Çajlanë dhe Matkës,rrënzë malit Sukor(Suvagora),Apo siç e thërasin vednasit shqiptarë ,Sogore ,të bëhet bazë për aterimin e e aeroplanëve e helikoptereve të aleatëve anglo-amerikanë,për të  sjellë material luftarak e nevoja të tjera ushtarake .Kështu ,në  Ravnisht të Dërvendit ,u mbart gati e gjitha udhëheqësia e NDSH-së dhe specialistët e luftës.Me këtë vendim dhe qendër të Ravnishtes,në Dërvedn ,Shkupi dhe Dërvendi u bënë sinonim të angazhimit më të mëdh të aktivistëve të NDSH-së në Dërvend.Egjitha kjo përgaditje e mirë e NDSH-së ,për një kryengritje apo grusht shteti kundër regjimeve komuniste (Shqipëri e Jugosllavi e Titos),shpejtoi Kongresin II(IV)pasë dhjetë muajsh nga dita e mbajtur e Kongresit të I (III) në Kopilaçe.Kongresi u thirr me inisiativën e Ibrahim Kelmendit,në shtëpin e Qemal Skenderit në Shkup.Kongresi i II(IV) u mbajt pikërisht me 1 qershorë të vitit 1946.Në këtë kongres nuk mund të marrin pjesë as Gjon Sereçi dhe Ajet Gurguri ,për shkak se UDB-ja kishte organizuar tërë potencialin e vetë për zbulimin e anëtarëve dhe të komiteteve të NDSH-së.Në këtë kohë u vra edhe strategu i madh dhe kryesor i NDSH-së prof.Ymer Berisha.Edhe pse mungonin njerëzit mê të dalluar të NDSH-së ,Kongresi u mbajt dhe punoj me këtë rend dite:a)Paraqitja e programit të NDSH-së b)Paraqitja e skemëssë strukturës organizative të NDSH-së ,c)Leximi i tekstit të betimit ,d)Referati mbi gjendjen dhe nevoja e politikës ditore për kontakt të domosdoshëm me misionte ushtarake dhe diplomatët anglo-amerikan në Shkup dhe gjetiu,f) Aktiviteti i Lirë .Në kongres ,sipas Daut Bislimit ,marrin pjesë 12 veta ,ndërsa sipas dëshmisë së Qemal Skenderit kanë marrë pjesë 45 veta ,anëtare të komitetit Qendror shumica nga Maqedonia.Sipas rrefimeve të Qemal Skenderit ,po edhe të shkrimeve tê dr.Daut Bislimit ,në Kongresin II(IV) të lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare u zgjodh Sekretariati i Komitetit Qendror të NDSH-së:Halim Orana për kryetar,Qemal Skenderi për zëvendëskryetar dhe Azem Marana për sekretar.Në këtë kongres u zgjodhën edhe anëtarët e KQ që gjërësisht shkruan edhe dr.Daut Bislimi.Pas mbajtjes së KongresitIII(IV) të NDSH-së me 25 korrik te vitit 1946,ku nuk u arrit të marrë pjesë delegati i Komitetit Qendror të Shkupi Qemal Skenderi,për shkaqe sigurie,ky Kongres përsëri pruri vendime të rëndësishme ,por të gjitha këto qëndrime filluan të deshtojnë në Kosovë ,pasi ndiqeshin nga organet e pushtetit të posaformuara sllavokomunist(OZN-së) OZNA filloi likuidimin e shumë udhëheqësve politikë ushtarakë të NDSH-së.Nga kjo rezultoi që Komiteti Qendror që e përfaqësonte Qemal Skenderi ,të mbante qendrën në SHKUP,dhe për një fushëveprim  për një grusht shtet të mundshëm ,që e kishte zgjedhur qendrën e veprimit ne lokalitetin Ravnishtë.Edhe pse përgadijet për grushtshtet ishin bërë ne konsipacion,aksioni u zbulua mu në kulmin e saj ndërkaq disa aktivistë dënoheshin me vdekje ndër ta edhe Ajet Gurguri dhe Gjon Sereçi.Aktivistët tjerë ,ndonëse të dëshpëruar nuk hiqnin dorë nga ideali.Në një rastë ,duke ecur ne keun e lumit Vardar në Shkup ku në këtë rast Azem Marana i kishte thënë Qemal Skenderit “Kthim prapa ska,shkojmë deri në fund”,pra “LIRI OSE VDEKJE”.Atëhere Qemali na ka rrëfyer më vonë ,me krenari i kishte rënë krahëve –shpinës i thotë :RROFSH PËRGJITHMONË,KUR S’KE TË VDEÇ”.Duke biseduar e analizuar ngjarjet të reja e më të reja në lidhje me aktivistët e NDSH-së ,Azmei i thotë Qemalit edhe këto fjalë “OZNA i zuri edh epjesën dërmuese të udhëheqësve në Kosovë po duhet ditur ,se ata nga torturat e rënda ,do të tregojnë edhe për të tjerët ,për të tjerët ,por ne zduhet friksuar “,pra “SIDO QË TË NDODH NE DO TE NGELEMI BESNIK NDAJ FJALËS SË DHËNË”,mandej Azemi vazhdon “NE MUND TË NA LIKFIDOJNË POR POPYULLI SHQIPTARË DO TË JETOJ I LIRË “Nga kjo mbrëmje që ishte edhe e fundit në liri në mes Azemit e Qemalit,u ndanë ngrohtësisht njëri me tjetrin duke i shrënguar duartë shumë fortë .Në gjysmën e dytë të vitit 1946,forcat ushtarake të NDSH-së kishin mbetur më pakë se 35 persona në arrati,sepse ,ata ishin të ndjekur hap pas hapi nga OZNA,dhe ishin detyruar të kalojnë kufirin,si në Greqi e Itali,e prej atje shkonin në Gjermani,Turqi e Amerikë .Edhe pse kështu ,NDHS-ja mbahej fortë në Komitetin Qendror në Shkup,ku udhëhiqte edhe Qemal Skenderi .Qemali mbante kontakte të rregullta me komitetet në Maqedoni,si dhe :Tetovë ,Gostivar Dibër Kërçovë,Strugë e Kumanovë.Këtë lidhje të ngushtë në mes komiteteve e mbante anëtari i Komitetit Qendror të Shkupit Qeram Zllatku(organizatori për formimin e shumë komiteteve në Maqedoni,si Dibër ,Kërçovë e Strugë ).Padyshim Qemal Skenderi kishte lidhje të ngushta me Mahmut Dumanin .Mahmut Dumani ishte anëtarë më i zellshëm i NDHS-së në Shkup ,pasi jo vetëm që ishte ispektor për Arsim në Shkup ,por edhe udhëheqte Kursin Pedagogjikë të Mesuesve në Shkup ,ku një numër aktivistash të kësaj organizate i kishte shumë afër ,ku kontaktet i bënte shpesh dhe pa probleme të mëdha ,duke e shfritëzuar edhe postin që kishte .Pra Mahmut Dumani kishte strategji të mirë ,kështu ,pran tij mbante dhe Xhemshit Krosin,i njohur me emrin Molla Xhemshiti,nuk e lejonte si mësues ta heqë shallin-çallmën ,si uniformë hoxhës ,si gjatë kohës kur punonte si mësUes ,ashtu edhe në njekjen e kurseve pedagogjike në Shkup Dumani shkonte me aktivistët e NDSH-së edhe në terren ,prej një fshati në tjetër ,si ispektor për arsim po edhe si aktivist i organizatës .Kjo bënte që NDSH-ja të jetë gjithmonë aktive dhe në zgjërimin e rrjetit të saj .Të njëjtën punë edhe Nexhat Agolli ,ministër i Punës dhe çeshtjeve sociale i Maqedonisë .Me rëndësi është të theksohet se Nexhat Agolli,kalin e tij për udhëtim nëpër fshatra e mbante ne fshatin Raçe ,të cilin ia ruante Muhamet Haxhiu.Për këtë fakt na tregojnë disa fshatarë të këtij fshati,si Avdi Krosi ,e Nafi Kofaçi,që atë botë nuk kanë ditur shumë për një aktivitet politik të N.Agollit,pasi kanë qenë fare të rinjë ,por kishin dëgjuar e pa me sytë e tyre.